Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg dy kushërinjtë Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka, të akuzuar si autorë të plagosjes me armë të kosovarit Lili Dulaj, në burgun e Vaqarrit, ndonëse objektiv i atentatit me snajper, sipas policisë, ishte i burgosuri Gazmir Daci.

Togat e zeza kanë rrëzuar alibinë e dy të arrestuarve, të cilët pretendojnë se nuk kanë qenë në Vaqarr në atë orë.

Avokati i tyre argumentoi në seancë se klienti i tij Ergys Kolaveri ka qenë në një lokal në Kamëz. Si provë ai solli disa fotografi që e vërtetonin këtë. Pavarësisht pretendimeve, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

kolaveri

Në dalje avokati Artan Kodheli sqaroi se objektivi i këtij sulmi, sipas prokurorisë Gazmir Daci, nuk ka qenë në sektorin e ajrimin, siç pretendon prokuroria.

Ndërkohë kjo dosje i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë për Krimet e Rënda. Akuza e vrasjes për shkak të gjakmarrjes hetohet nga kjo prokurori, që nga viti 2013.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, nëntorin e vitit të kaluar Gazmir Daci ka vrarë vëllain e Ergys Kolaverit, Valmirin, gjatë një sherri në zonën e Bathores. Shkak për këtë vrasje dyshohet të ishte një konflikt i nisur në Francë për trafikut e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe./TV KLAN