Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për dy personat që u kapën në Maqellarë me 5 milion lekë dhe fletë votimi në makinë.

Denis Xholi dhe Albjon Çeku akuzohen për krim zgjedhor në Dibër gjatë fushatës zgjedhore. Më 22 Prill makina e tyre u ndalua nga simpatizantë të opozitës, pasi dyshonin se shpërndanin lekë për fushatë.

Automjeti mbeti i bllokuar për 1 orë teksa në automjet u gjetën kartëmonedha 5 mijë lekëshe.

Tv Klan