Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy shoferët Petrit Kupa dhe Laurenc Pallashi. Ata janë cilësuar përgjegjës për aksidentin me pasojë vdekjen të Sokol Hoxhallarit dhe vajzës së tij 6-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi ndodhi në unazën e qytetit të Korçës pak ditë më parë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të aprovuar masën e sigurisë arrest me burg për Petrit Kupen dhe Laurenc Pallashin. Dy drejtuesit e mjeteve u përplasën dy ditë më parë dhe pas aksidentit njëra nga makina devijoi nga rruga duke hipur në trotuar dhe duke shtypur babain 32-vjeçar me vajzën e tij 6-vjeçare./

abcnews.al