Pamjet e kamerave të sigurisë dhe tabulatet telefonike i nxorrën zbuluar autorët e vjedhjes së një Benzi dhe 10 milionë lekëve të reja në Levan të Fierit.

Grabitja ka ndodhur një vit më parë, por dy personat u ndaluan më 11 Prill të këtij viti. Gjykata e Fierit dha masën e arrestit me burg për Renaldo Latifin 22 vjeç dhe Xhuljan Muçën 24 vjeç.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura. Një nga kamerat e sigurisë të një objekti ka identifikuar të riun Renaldo teksa ecte pranë vendit të ngjarjes, me një çelës të ngjashëm me atë të Benz-it të vjedhur.

Ndërsa nga tabulatet ka rezultuar se edhe Xhuliano ditën e grabitjes ndodhej në Levan dhe jo në Vlorë, siç kishte deklaruar në polici. Të dy janë bashkëpunëtor në krim dhe më herët Renaldo Latifit ka qenë kamarier në lokalin e Xhuliano Muçës.

Paratë dhe Benzi iu grabitën një banori të Levanit, i cili do të shlyente një kredi me sasinë e lekëve. /abcnews.al