Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, dy grabitësit vrasës të cilët mbrëmjen e 25 Prillit qëlluan për vdekje pronarin e një marketi në Kamzë, do të qëndrojnë në burg. Ata dolën këtë të hënë para gjykatës, ku u njohën me masën e sigurisë.

Dy të rinjtë e kanë pranuar krimin dhe kanë treguar edhe vendin ku kanë hedhur armën e krimit, megjithatë deri më tani policia nuk ka mundur ta gjejë. 

Sipas hetimeve të deritanishme, Vladimir Kurti është ai që ka qëlluar me armë zjarri në dyqanin e çiftit të bashkëshortëve, gjatë tentativës për të grabitur paratë në market.

28-vjeçari banon jo shumë larg shtëpisë së familjes Buci, ndërsa për të kryer grabitjen kishte kërkuar ndihmë edhe nga shoku i tij Ruzhdi Hode, për ta transportuar me makinë.

Më 25 Prill, Kurti dhe Hoda tentuan të grabisnin marketin e familjes Buci, në rrugën OSBE të Kamzës. Gjatë kësaj tentative ata vranë pronarin 52-vjeçar, Agim Buci dhe plagosën bashkëshorten tij. /tvklan.al