Gjykata e Vlorës ka lënë sot në “arrest me burg” 4 të arrestuarit si përgjegjës të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake në Pashalimanit. Të akuzuar për shpërdorim detyre do të qëndrojnë në qeli 4 ushtarakët Lesko Ramosaçaj, Edlir Nelaj, Ervis Memsulaj dhe Ardit Ramaj.

Mësohet se në bazën ushtarake janë vjedhur disa armë dhe municione 2 automatikë, një pushkë, 40 granata dore luftarake dhe mbi 5 mijë fishekë të llojeve të ndryshme.

Tv Klan