Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Roven Zeka.

Gjykata ka zbutur masën nga arrest në burg në arrest shtëpie vetëm për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, kjo për shkak të rrethanave familjare. Vendimi u mor nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e lartë dhe oficeri i Policisë Rrugore, Edison Tabaku, kanë marrë rreth 2 mijë euro ryshfet, për të favorizuar një drejtuese automjeti të përfshirë në një aksident me 5 të plagosur.

Tv Klan