I vuri zjarrin Drejtorisë Arsimore në Fier

Gjykata e Fierit ka lënë në burg mësuesin 33-vjeçarin Indrit Alushaj, i cili dy ditë më parë i vuri zjarrin drejtorisë arsimore në fier.

I pyetur nga gazetarët mbi veprimin qe beri, Alushaj është shfaqur i penduar, ndërsa thekson se veprimi I tij ishte reagim ndaj papunësisë.

 33-vjeçar nga Fieri ditën e premte spërkati me benzinë ambientet e katit të dytë të drejtorisë arsimore të qarkut dhe më pas i vuri zjarrin.

Gjithashtu Gjykata e Fierit la në burg edhe 25-vjeçarin me të meta mendore, Erdis Rapi, i cili vrau babanë e tij ne fshatin Luar të Roskovecit.

Tv Klan