Dhanë deklarime të rreme për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Gjashtë efektivët e ‘Shqiponjave’ në Policinë e Elbasanit, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 Prill 2021, do vijojnë të jenë të pezulluar nga detyra.  

Është ky vendimi i dhënë nga Gjykata e Elbasanit.  Efektivët u paraqitën këtë të shtunë përpara togave të zeza të pashoqëruar nga avokatët për t’u njohur me masën e caktuar 2 ditë më parë po kjo gjykatë la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për dy ish zëvendës drejtorët e policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla akuzohen se kanë gënjyer në deklarimet mbi dinamikën e vrasjes, si dhe nuk kanë marrë masat e nevojshme për parandalimin e saj.

Tv Klan