Lija e dhenve ende në qarkullim




Lija e dhenve ende në qarkullim

17:20 09/05/2022

Mjekët: Fëmijët e prekur duhet të izolohen

Në çerdhe, kopshte apo shkolla ka disa fëmijë të prekur nga variçela, apo siç njihet ndryshe lia e dhenve. E njohur si sëmundje pediatrike, variçela prek edhe të rriturit të cilët nuk e kanë kaluar në fëmijëri. Edhe pse variçela e ka pikun e saj në Dimër, mjekët thonë se ende ka raste të rritura.

“Si sezon është Dimri, meqënëse ka temperatura të ulta. Me kalimin e Dimrit mendoj që lia duhet të shfaqet në raste më të pakta dhe ne jemi në Pranverë. Lia është sëmundje shumë ngjitëse dhe kur fëmija rezulton me li në kopësht apo çerdhe të izolohet, që të shpëtohet kontakti me fëmijët e tjerë”, thotë mjekja infeksioniste Rajda Cami.

Mjekët apelojnë që prindërit të drejtohen tek mjeku për të vlerësuar formën e lisë, pasi në disa kategori mund të japë komplikacione.

“Format e lisë janë të ndryshme të thjeshta që kërkojnë regjim shtrati, ka li që bëhen të rrezikshme siç janë fëmijët me sëmundje gjaku malinje. Në të cilat lia është vdekjeprurëse nëse nuk mjekohen në kohë, fëmijët që marrin kortizonik, që marrin suplement”.

Shumica e vendeve europiane kanë raste sporadike të variçelës pasi kanë të përshirë vaksinën kundër saj në moshën 1 dhe 5 vjec, Shqipëria nuk e ka këtë vaksinë në kalendarin e detyruar.

Tv Klan













Të ngjashme