Përbërësit:

500 gr shegë

500 ml alkool

375 gr sheqer

4 shegë të mëdha të kuqe

3 limonë

1 shkop kanelle

karafil

https://youtu.be/IkoTKOlx8gc?t=36m45s

Përgatitja:

Fillimisht presim shegët dhe nxjerrim prej tyre të gjitha kokrrat. Në një tenxhere vendosim ujin dhe në të shtojmë sheqerin karafilin, kanellën, dhe lëkurën e limonit dhe i lëmë të ziejnë. Në një tas vendosim alkoolin dhe shtojmë në të edhe lëngun e shegës të kulluar. Tenxheren me shurupin pasi ka zier për pak minuta e lëmë të ftohet. Më pas bashkojmë shurupin bashkë me alkoolin dhe lëngun e shegës dhe likeri është gati.

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”

.

/tvklan.al