Mesfushori shënon në takimin e Kupës Toto

Sabien Lilaj e nisi sezonin me gol në Izrael. Mesfushori shqiptar realizoi në humbjen 2-1 në Nesh Ciona, në fushën e Beitar Jeruzalem.

Një gol nga jashtë zone për Lilajn, por që nuk e ndihmoi ekipin të siguronte pikë në sfidën e Kupës Toto.

Sabien Lilaj u tranferua këtë verë nga kampionati azerbajxhanas tek ai izraelit.

Tv Klan