“Situata ka ardhur nga abuzimi me hapjen”

Spitali Infektiv në Tiranë po mban gjithë peshën për trajtimin e të gjithë personave të infektuar me Covid dhe që kërkojnë një trajtim më të specializuar mjekësor.

Koordinatori për Covidin në Reaminacionin e Spitalit Infektiv, Krenar Lilaj tregon se numri i të shtetasve që kërkojnë trajtim spitalor është dinamik dhe se mosha e personave të shtuar po ulet.

“Moshat më të riskuara janë moshat mbi 60 vjeç domethënë pacientë të cilët janë në dekadën e shtatë të jetës dhe lart, por po shohim kohët e fundit që kemi një numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët i përkasin edhe poshtë kësaj moshe.”

Ai hedh poshtë opinionin se fuqia e virusit ka rënë me rritjen e temperaturave, ndërsa thekson se përkeqësimi i situatës ka ardhur nga abuzimi i qytetarëve me hapjen dhe mosrespektimin e rregullave.

“Nuk mund të themi absolutisht që kemi një rënie të virulencës së virusit. Kjo që po ndodh ka lidhje jo me hapjen, por me abuzimin, moskuptimin dhe keqpërdorimin e saj.”

Në varësi të situatës, qeveria ka bërë gati sërish hapjen edhe te spitalit “Shefqet Ndroqi”, ose siç njihet ndryshe spitali Covid 2.

Tv Klan