PSG dorëzon trofeun pas 8 vitesh

Lille mori trofeun e parë sezonal, Superkupën e Francës. Suksesi 1 – 0 u arrit në finalen ndaj Paris Saint Germain e mbajtur të dielën në Tel Aviv. Vendimtar ishte goli i Xeka në minutën e 44’, duke i dhënë Lille për herë të parë këtë trofe.

Parisienët nuk kishin në përbërje blerjet e reja Donnarumma e Ramos dhe dyshen sulmuese Mbappe-Neymar. PSG e kishte fituar këtë sfidë për 8 vite më radhë, por kësaj here u zotërua.

Lille fitoi një tjetër përballje direkte ndaj Paris Saint Germain në pak muaj, pasi siguroi titullin kampion 2020-2021 në muajin Maj.

Tv Klan