Për kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj politikat populiste të kryeministrit Albin Kurti pas ngjarjes së ndodhur në Banjskë kanë dështuar në trajtimin e situatës në veri të Kosovës.

“Dështimi më i madh i kësaj qeverie është sjellja e saj në drejtim të veriut dhe dëmin më të madh që e ka shkaktuar Kosovës është pikërisht mënyra se si i është qasur veriut dhe çekun më të madh që e kanë paguar Kosova edhe paguan sot, është pikërisht me sjelljen e saj në veri”, shprehet Limaj.

Për Limajn pasojat e këtyre vendimeve do të ndihen edhe në 100 vitet e ardhshme.

Sipas tij, situata në Kosovë është alarmante, pasi po jetojnë nën sanksionet e BE-së, duke u kthyer 10 vite prapa dhe kjo do të ndikoje jetën edhe në ekonominë e qytetarëve.

Ai thekson se qytetarët duhet të reagojnë, pasi nëse pajtohen me këtë situatë e ardhmja e Kosovës është jashtëzakonisht e paqartë.

Tv Klan