Në Elbasan është “shfaqur” një limon, që i ngjan një trupi njeriu me veshë e organe…

Në Mallakastër një karroatrec po transporton një furgon dhe makina lëkundet, duke u shndërruar në rrezik potencial për automjetet që kalojnë pranë.

Në Milot kanë ngarkuar një autobot mbi një makinë të vogël. Shkolla fillore në Farkë të Vogël është “dekoruar” me një transformator” mbi çati.

Rruga Torovicë-Lezhë është e shtruar vetëm në një korsi, ndërsa pjesa tjetër është gjithë gropa.

Janë këto disa nga episodet, që u shfaqën dhe u komentuan në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit shqiptar”.

/tvklan.al