Lind princesha shqiptare, princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër



Lind princesha shqiptare, princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër

15:25 22/10/2020

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë të një vajze. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar të familjes Mbretërore Shqiptare.

Princesha Elia ka lindur në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, ditën e enjte, 22 Tetor 2020, ora 09:30.

Çifti e ka pagëzuar vajzën me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.

Çifti janë martuar në vitin 2016 në një ceremoni madhështore në pallatin e Brigadave në Tiranë./tvklan.al







Të ngjashme