“Mjeshtrja e madhe e skenës” dhe “Artistja e Merituar” Lindita Theodhori  ishte e ftuar këtë të premte tek “Rudina” në Tv Klan, ku iu përgjigj edhe disa pyetjeve të publikut.

E pyetur nëse do ta falte tradhtinë, Theodhori tha se edhe mund ta harronte, por nuk do ta falte sa të ishte jeta.

Pyetje: Zonjë Lindita a do ta falje tradhtinë?

Lindita Theodhori: A, jo! Jo! Jo!

Rudina: E bindur ë?

Lindita Theodhori: Jo! Asnjëherë. Unë investoj jashtëzakonisht shumë për të qenë shumë korrekte dhe ajo është një gjë të përdhunon, të poshtëron, të shkatërron, të capërlon. Nuk do ta falja. Mund ta harroja, por nuk do ta falja. Se ta harrosh është tjetër, e ta falësh është tjetër. Edhe mund ta harroja, por nuk do ta falja sa të ishte jeta. /tvklan.al