Fiton Top Fest 6 me këngën “Ëndërroj”. Në vitin 2016-të ka marrë pjesë në edicionin e 5-të të “American Idol”. Fiton Festivalin e 55-të këngës në RTSH, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2017”. Ka kënduar krah artistëve si Stevie Wonder, Rihanna, Backstreet Boys, Ceelo Green, LMFAO etj. Vjen për herë të 4-t në Festivalin Kënga Magjike, me emrin e saj të artit – Lindita!

Ardit Gjebrea: Je dobësuar akoma?

Lindita: Pse dukem? Nga stresi, Kënga Magjike.

Ardit Gjebrea: Nga Amerika erdhe në Tiranë, pastaj Prishtinë dhe nesër përsëri në kontinentin tjetër. Çfarë dashurish ke në secilin vend?

Lindita: Nuk i dalloj si gishtat e dorës.

Ardit Gjebrea: Vërtetë?

Lindita: Po, sepse jam rritur artistikisht në Tiranë edhe kështu “jetërisht” në Kosovë.

Ardit Gjebrea: Dhe pastaj në Amerikë me familjen?

Lindita: Po, në Amerikë është mirë, por kur nuk i ke njerëzit e tu afër, prindërit, familjen, është pak më e vështirë. Po ja dalim.

Ardit Gjebrea: Pa t’pa kush?

Lindita: Dashnia.

Edhe për Linditën fansat e “Kënga Magjike” kanë dy pyetje.

Pyetja 1: Si ishte ta takosh J.Lo nga afër?

Lindita: Ishte një mrekulli e vërtetë, ajo është shumë e mirë.

Ardit Gjebrea: Ti e ke parë Jennifer Lopez nga afër e ke takuar?

Lindita: Po, e kemi pasur si “coach” (trajnere) pak a shumë.

Ardit Gjebrea: Dhe si ishte?

Lindita: Shumë e thjeshtë, shumë e dashur, shumë e ëmbël dhe shumë më e bukur.

Pyetja 2: Nëse do të ktheheshe pas në kohë dhe do të shihje veten tënde sërish adoleshente, çfarë këshille do t’i jepje?

Lindita: Të jem edhe më e çmendur. /tvklan.al

Lindita në “Kënga Magjike 2021”