Një grup prej 5 vëzhguesish ndërkombëtar të udhëhequr nga senatori ameriakan Xhorxh Michel ka nisur sot një vizitë dy javore në Lindjen e Mesme. Solana, shefi i marrëdhënieve me jashtë në BE, ish presidenti turk Sulejman Demirel, ministri i Jashtëm norvegjez dhe senatori amerikan, e shoqërojnë Michel në misionin e vështirë për paqen në zemrën e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Në axhendën e takimeve që do të kenë grupi i vëzhguesve ndërkombëtarë nuk janë vetëm ato me liderin hebre dhe palestinez, por dhe me figura të tjera të politikës mes dy vendeve. Shqetësimi për opionionin ndërkombëtar është kriza ky ka hyrë kabineti izraelit pas dorëheqjen së kryeministrit Barak. Barak ka përcaktuar se brenda 60 ditëve do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në vend./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori