“Lindja nuk është diçka për t’u pasur frikë, është diçka që duhet kuptuar”

“Lindja nuk është diçka për t’u pasur frikë, është diçka që duhet kuptuar”

21:46 30/09/2019

Fotoja e pabesueshme pushton rrjetin

Kjo fotografi tregon mënyrën e pabesueshme sesi kocka e një gruaje lëvizi gjatë kohës që ishte me dhimbje lindjeje. Imazhi në fjalë u shpërnda në internet. Në të shihet një grua që po lind beben e saj dhe vendimi për ta publikuar këtë imazh është vlerësuar pamasë. Të shumtë janë ata që e kanë cilësuar si tregues të “mrekullisë” që është trupi i gruas.   

Sipas asaj që shkruan The Sun, fotografia u publikua nga qendra e kujdesit të grave shtatzëna në SHBA, Tangi Birth Services.

Teksa stafi mjekësor i gjendet pranë, në fundshpinën e gruas dallohet një kockë e pazakontë. Fotografia shoqërohet me përshkrimin: “E shihni kockën në fundshpinën e saj? Ai është rombusi i Michaelis. Gjatë fazës së dytë të dhimbjeve të lindjes, një kombinim kockash, përfshirë kërbishtja lëviz mbrapsht, duke bërë që të rritet diametri i legenit”.

Në postimin në fjalë lexuesve në rrjetet sociale iu tha se kjo lëvizje ishte diçka “tërësisht normale” dhe se kjo lëvizje njihet si “hapja e pasme”.

“Kjo i lejon bebes maksimumin e hapësirës për t’u kthyer teksa bëhet gati për të ardhur në këtë botë. Trupi juaj është krijuar për këtë gjë. Lindja nuk është diçka për t’u pasur frikë, është diçka që duhet kuptuar“, thuhej më tej në postimin në fjalë.

Ky postim ka marrë më shumë se 22 mijë komente dhe është shpërndarë më shumë se 50 mijë herë./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori