Pas zgjedhjes së liderit të djathtë ekstremist Sharon si kryeministër i ri i Izraelit, dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve në bregun perëndimor dhe në Gaza, u shndërrua mbrëmë në një betejë të vërtetë. Fillimisht, palestinezët goditën pozicionet ushtarake izraelite përreth kolonive ibraike, ndërsa në Hebron palestinezët e armatosur dhe ushtarët izraelitë shkëmbyen zjarr gjatë gjithë natës duke e ndriçuar qiellin e qytetit.

Mëngjesi tregoi pasojat e luftës. 40 të plagosur dhe shumë shtëpi të dëmtuara. Ndërkohë një aktivist palestinez i lëvizjes së liderit palestinez Arafat, u vra në makinën e tij nga një raketë e lëshuar nga një helikopter izraelit. /tvklan.al