LOhan

Ajo pretendon se i ka lënë pas të gjitha problemet më alkoolin dhe drogën pasi ka qënë disa hërë në qendrat e rehabilitimit. Aktorja 29 – vjeçare ka shprehur në rrjetet sociale dëshirën për te hedhur kandidaturën në garën presidenciale në SHBA në vitin 2020.

Ajo thotë se ka ambicie serioze për të qënë presidente e SHBA-ve. Madje ajo ka shkuar edhe më tej duke thënë se gjëja e parë që do të bëjë në momentin që do të ulet në karrigen e Barak Obamës është se do të kujdeset për gjithë fëmijët në nëvojë në mbarë botën.

Më herët ishte reperi ,Kaney West që shpalli ambicien e tij për të garuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA./tvklan.al