Linguine me midhje

Posta

Linguine me midhje

17:35 12/09/2019

Përbërësit:

500 gr linguine

200 gr djathë i bardhë

100 gr pana kuzhine

100 gr qumësht

10 gr borzilok

3 kg midhje

1 kokërr hudhër

1 kokërr qepë

Spec djegës

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë. Më pas shtojmë në të makaronat që të ziejnë. Pastrojmë hudhrat dhe i vendosim në mikser, shtojmë në to kripë, piper, vaj ulliri dhe i bëjmë krem. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë qepën e grirë imët, kremin me hudhra dhe i skuqim. Më pas shtojmë gjethet e majdanozit dhe borzilokut. Pasi të skuqen shtojmë panën, qumështin dhe djathin e bardhë. E përziejmë për disa minuta masën dhe më pas e kalojmë në mikser dhe e bëjmë krem.

Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri shtojmë spec djegës dhe bishtat e borzilokut dhe majdanozit. Më pas shtojmë midhjet të cilat i shuajmë me verë të bardhë dhe i lëmë për pak derisa të hapen dhe i heqim nga soba. Pasi të ftohen heqim midhjet nga guaskat. Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën dhe kremin me hudhra që na mbeti. Më pas shtojmë në tigan lëngun e midhjeve, spagetit dhe midhjet. I lëmë të gatuhen për rreth 5 minuta derisa të lidhen dhe shtojmë në to edhe kremin me pana dhe djathë. I përziejmë mirë dhe janë gati për t’u servirur./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi