Austria mbështet perspektivën europiane të të dyja vendeve

 “Duam t’i japim perspektivë evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Për këtë arsye menjëherë tani në muajin Dhjetor, duhet të fillojnë bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Kështu deklaroi ministri i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Mihaell Linhart, i cili tha se Austria edhe më tej do të angazhohet i intensivisht për fillim urgjent të bisedimeve, kjo gjë sipas tij është një dritare e mundësive për të gjitha palët.

“Kjo është një dritare e mundësive për të dyja palët, edhe për Maqedoninë e Veriut, edhe për Shqipërinë edhe për BE-në, edhe për partnerët tanë në korrniza të BE-së, shpresojmë që bisedimet do të fillojnë në muajin Dhjetor. Ne angazhohemi që të fillojnë bisedimet në Dhjetor”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se vendi do ta shfrytëzojë mundësinë e Dhjetorit, por nënvizoi se gjithçka varet nëse deri atëherë Bullgaria do të ketë qeveri të re.

“Ne jemi shumë më proaktivë në bisedimet me BE-në. Kjo është periudha që e determinon ardhmërinë evropiane të vendit. Shpresojmë në vendimin për fillim të bisedimeve në dhjetor, por kjo varet nëse deri atëherë do të ketë qeveri të re në Bullgari. Shohim se 26 vende të BE-së janë pro asaj që kjo të jetë në muajin Dhjetor. Nëse do të jetë një muaj më herët ose më vonë kjo varet nga ajo që kur do të ketë qeveri të re në Bullgari. Me rëndësi është që ne të mos lejojmë të jemi pjesë e problemit, këtu jemi pjesë e zgjidhjes”.

Osmani nënvizoi se shpreson që të tërhiqet sa më shpejtë VETO-ja bullgare me qëllim që siç tha ai, të implementohet vendimi i BE-së, pasi sipas tij, kredibiliteti i BE-së varet nga ajo se sa është në gjendje të implementojë vendimet e saj. 

Klan Maqedonia