“Emirates” nxjerr rezultatet në 10 minuta

Ndoshta si një shenjë e asaj që rezervon e ardhmja për udhëtarët e linjave ajrore, kompania “Emirates” me qendër në Dubai ka nisur të kryejnë teste gjaku për Covid-19 ndaj pasagjerëve të saj. Testet bëhen në aeroport para fluturimeve.

Sipas një deklarate të lëshuar nga kompania, testi i parë i shpejtë i gjakut Covid-19 u zhvillua të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, me pasagjerë që kishin si destinacion Tunizinë.

Testet u kryen nga Autoriteti Shëndetësor i Dubait në zonën e kontrollit të aeroportit dhe rezultatet ishin në dispozicion brenda 10 minutave.

“Emirates” pretendon të jetë linja e parë ajrore në botë që kryen teste të tilla. Por ajo nuk ka bërë të ditur nëse ndonjë pasagjer do të refuzohej bazuar në rezultatet e testit.

Testet e serologjisë nuk kanë për qëllim të diagnostikojnë infeksione aktive, por kontrollojnë praninë e antitrupave. Megjithatë, testet ka të ngjarë të shihen si një hap në drejtimin e duhur nga udhëtarët e linjave ajrore, teksa nuk dihet ende kur dhe si do të lehtësohen masat për këto linja.

Analiza e fundit e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror tregon se nga kriza Covid-19 të ardhurat në këtë sektor do të bien me 314 miliardë Dollarë këtë vit, një rënie prej 55% në krahasim me 2019-ën.

Shumë nga avionët që akoma po fluturojnë janë fluturime të riatdhesimit, të organizuara në koordinim me qeveritë për të ndihmuar qytetarët e bllokuar jashtë vendit.

Tv Klan