Lionel Messi vijon të shënojë dhe vendos rekorde në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Argjentinasi realizoi në fitoren 4-1 të Inter Miami, teksa ndaj New York Red Bull shënoi golin e 11-të në stadiumin e skuadrës nga Florida.
Messi ka regjistruar një kontribut në gola në nëntë ndeshje radhazi në shtëpi, 11 gola dhe tre asiste. Kjo shënon serinë më të gjatë të Messit në ndeshjet e kampionatit që me Barcelonën në vitin 2020. Rezultati gëzon skuadrën e Mascheranos. Lionel Messi dhe Luis Suarez shënuan të dy teksa Inter Miami i dha fund një serie prej tre humbjeve radhazi.
Miami humbi të dyja ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve të Amerikës Qëndrore dhe Veriore kundër Vancouver Whitecaps, si dhe humbi për herë të parë në kampionat këtë sezon kundër FC Dallas.
Klan News