Lionel Messi vë dorën në zemër, siguron vaksina për futbollistët



Lionel Messi vë dorën në zemër, siguron vaksina për futbollistët

09:13 17/04/2021

Lionel Messi vijon të jetë një nga figurat kyçe si brenda dhe jashtë fushave të futbollit.

Sulmuesi argjentinas ka marrë një iniciativë fantastike, teksa ka vendosur të sigurojë 50.000 doza të vaksinës anti-Covid për lojtarët e ligës së Amerikës së Jugut pasi dërgoi tre fanella të nënshkruara nga ai tek firma farmaceutike kineze Sinovac.

Plani është të vaksinohen të gjithë lojtarët përpara garës së futbollit Copa America, i cili është planifikuar të fillojë në Qershor.

Vaksinat do të shpërndahen te 26 ekipet e meshkujve të divizionit të parë të Argjentinës.

Por qeveria argjentinase tani duke konsideruar një izolim total, së pari do të duhet të miratojë vaksinën Sinovac të Kinës në mënyrë që lojtarët e Argjentinës të vaksinohen.

Copa America do të mbahet në Argjentinë dhe Kolumbi nga 13 Qershor deri më 10 Korrik pasi kampionati 2020 u anulua për shkak të pandemisë.

Klan News







Të ngjashme