Francezët kalojnë në gjysmëfinale

Një tjetër ekip që mendohej se do të ishte pretendent për titullin e këtij sezoni në Champions League dorëzohet para kohe. Në fakt merita e eliminimit të Manchester City ishte e Lion. Francezët fituan 3-1 dhe në gjysmëfinale do të përballen me Bayern Mynih.

Në minutën e 24-të të ndeshjes Cornet kaloi në avantazh Lionin. Barazimi i anglezëve erdhi në mesin e pjesës së dytëë me De Bruyne që ishte më i miri në fushe për Manchester City.

Zgjati vetëm 10 minuta pasi Dembele’ shënoi golin e dytë ndërsa 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt vendosi fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Eliminohet në këtë mënyrë Manchester City që duhet t’i kishte përqendruar forcat të gjitha në Europë pasi Liverpool kishte siguruar kampionatin në Angli.

Skuadra e tij prodhoi lojë dhe shfaqi dëshirë për të fituar, por më efikasë në fushe ishin futbollistët e Lion. Kjo skuadër kishte eliminuar më parë edhe Juventusin.

Në gjysmëfinale pritet një përballje e ashpër, por me ngarkesa dinakërie nga të dy palët, Lion dhe Bayern Mynih.

Tv Klan