Trajneri i njohur italian, Marcello Lippi i ka dhanë fund karrierës. Trajneri kampion bote në një intervistë për mediat në Itali ka thënë se nuk do të drejtojë më asnjë skuadër.

Unë përfundimisht kam vendosur të mbyll karrierën si trajner. Është e vërtetë, unë nuk do të drejtoj më një skuadër. Mjafton me kaq. Ndoshta mund d të jap ndihmën time në një rol tjetër, pro si trajner e kam mbyllur”, u shpreh Lippi për “Radio Sportiva”.

Më tej i ka folur dhe për futbollin në Itali dhe ka analizuar lojën e skuadrave në sezonin e ri. Sipas trajnerit veteran për të pasur një vazhdimësi në Champions League duhen 3 ose 4 lojtarë të nivelit të lartë.

Marcello Lippi ka drejtuar Italinë në Botërorin 2006 dhe arriti të fitonte, po ashtu ai ka drejtuar dhe shumë klube si në Itali dhe jashtë./tvklan.al