Diga e liqenit të Tiranës ka kohë që është dëmtuar duke sjellë dhe rrezik për një përmbytje të mundshme. Pllakat e digës të cilat mbajnë ujin e liqenit janë dëmtuar. Mungesa e këtyre pllakave ka bërë që diga të gjymtohet së tepërmi, gjymtim që ka sjellë dhe probleme me depërtimin e ujit nga ana tjetër e liqenit duke shkaktuar dhe rrëshqitje të tokës. Përpos pllakave, dhe pompat nuk funksionojnë duke shtuar dhe më tepër rrezikun e përmbytjeve në raste shiu. Të gjithë këto probleme vijnë nga mosvënia dorë në rregullimin dhe sistemimin e liqenit.

Pamje nga liqeni artificial i Tiranës, diga e prishur./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj