Ministria e Bujqësisë e ka dhënë më koncesion për 10 vjet me perspektivë
Liqeni i Bufit dhe Prita e Rrëzës, si pjesë e liqenit të Butrinit, i është dhënë me koncesion kundrejt çmimit 1 euro, për një periudhë 10 vjeçare kompanisë “Rozafa Shpk”, për peshkim dhe turizëm.
Edhe pse afati është 10 vjeçar, kontrata parashikon të drejtën e përsëritjen edhe 20 vite të tjera pa konkurrent, ndërsa duhet thjesht një rinovim të kontratës aktuale.
Ministria e Bujqësisë ka njoftuar për një tender të zhvilluar në datën 17 Shtator për dhënien me koncesion të këtij liqeni, ku fitues kanë dalë dy kompani, “Rozafa Shpk”, dhe “Kleris B”.
Klan Plus