Liqeni i bukur nga jashtë, i rrezikshëm nga brenda – TV KLAN

Liqeni i bukur nga jashtë, i rrezikshëm nga brenda

Ujëra të kristalta, panoramë e mrekullueshme dhe skena e përkryer për një foto në rrjete sociale. Është liqeni artificial Novosibirsk, në zemër të Rusisë dhe i famshëm në mbarë botën për bukurinë e tij, saqë është pagëzuar edhe si Maldivet e Rusisë.

Por në fakt ky liqen është i rrezikshëm, pasi në realitet shërben si depozitë për mbetjet toksike të një centrali elektrik. Ngjyra e tij e kaltër tourquoise është si pasojë e kripërave të kalciumit dhe të tjera përbërje kimike metalike.

Kohët e fundit është përzgjedhur nga shumë njerëz që e kanë zgjedhur si sfond për albumin e dasmës, apo janë fotografuar me kostum banje. Por fluksi i lartë i vizitorëve ka shqetësuar autoritetet, që kanë publikuar një komunikatë për turistët, ku theksohet se uji nuk duhet prekur, pasi mund të shkaktojë alergji.

Zhytja në ujërat e tij, thotë kompania që ka në ngarkim depozitën e mbetjeve, nuk sjell vdekjen e menjëhershme, por shkakton irritime të rënda në lëkurë që rrezikojnë seriozisht jetën, pa mbërritur dot as në breg.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*