Maqedonia e Veriut: Gati të përmbushim detyrimet

Situata me liqenin e Ohrit nuk është e re. E gjitha kjo erdhi si shkak i neglizhencës së procesit të 11 viteve të pushtetit të kaluar. Kjo i solli dëm statusit të këtij liqeni. Kështu u shpreh Ministri i Diasporës, Edmond Ademi, në programin Happy Day.

Pjesa tjetër e liqenit të Ohrit është edhe ajo e Pogradecit në anën e Shqipërisë, në pyetjen se çfarë do të bëjnë të dyja vendet për avancimin, por edhe njëkohësisht mos çuarjen në pikëpyetje për statusin e këtij liqeni, Ademi u shpreh: “Të dy shtetet në të ardhmen do të kenë si obligim dhe detyrim për të mbajtur dhe për të promovuar, edhe turizmin, edhe elementët e trashëgimisë kulturore, edhe bukuritë natyrore që ka Ohri.”

Në vitin 1979 si pasojë e sistemit politik, në veçanti pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit mbeti jashtë listës së pasurive botërore të UNESCO-s. Por u deshën plot 40 vite që e njëjta si dhe pjesa e Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e listës botërore të UNESCO-s. Për ironi Ohri rrezikon të humbasë statusin në UNESCO.

Ndryshe liqeni i Ohrit llogaritet si një ndër 3 liqenet më të vjetra në botë, ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore.

Tv Klan