Pasuria natyrore prej 450 ha është mbuluar me kallamishte duke u shndërruar në një moçalishte

Kjo sipërfaqe e mbuluar nga kallamishtet është liqeni i Prespës së Vogël në zonën e Devollit, që vetëm konvecionalisht mund të konsiderohet i tillë.

Nga 450 hektarë të liqenit, që ndahet mes Shqipërisë dhe Greqisë, sot ka mbetur pa u kënetizuar një sipërfaqe gati prej 2 hektarësh. E kundërta ndodh në pjesë tjetër prej 42 kilometrash katrorë që ju përket fqinjëve.

Vit pas viti, kjo pasuri e rrallë natyrore po transformohet në një moçalishte gjigande, si pasojë e një vendimi të 5 dekadave më parë, që devijoi rrjedhën e lumit Devoll në liqen, në funksion të ujitjes së tokave.

Degradimi i liqenit, ndryshoi edhe mënyrën e jetesës së banorëve të fshatrave që pozicionohen rreth tij. Banorët e Shuecit, Zagradecit dhe Trenit, dikur peshkatarë, sot janë kthyer në fermerë, ndërsa tokat e pakta vuajnë mungesën e ujit.

Klan News