Liqeni rozë i Senegalit tani është i gjelbër. Përmbytjet e mëdha të vitit të shkuar ndotën ujin dhe ndryshuan ekosistemin që përcakton ngjyrën e pazakontë të hapësirës ujore, raporton “Reuters”.

I njohur si liqeni Retba, kripësia e lartë dhe mikrobioma e rrallë që vjen nga një algë që i jep ngjyrën rozë dhe kjo e ka bërë një nga vendet më të vizituara në Afrikën Perëndimore dhe ndodhet nën vëmendjen e UNESCO-s për t’u konsideruar si Trashëgimi Kulturore.

Shtatorin e kaluar ndryshoi gjithçka kur shirat e rrëmbyer mbi  kryeqytetin Dakkar sollën përmbytje drejt liqenit që krijuan një kanal të madh në shtratin e tij. hendeku largoi një pafundësi grumbujsh kripe dhe fundosi tezgat e shitësve përgjatë bregut.

Kanali solli ujë në ngjyrë të gjelbër në kafe brenda në liqen, bregu i të cilit u mbush me peshq të ngordhur.

Përmbytja solli humbjen e 7000 ton kripë me vlerë 696.000 Dollarë, sipas shoqatës së nxjerrjes së kripës. Kjo ka ngjallur frikën se ndryshimi i përbërjes së liqenit do ta bëjë të pamundur grumbullimin e mëtejshëm të kripës, e cila është burim të ardhurash për jetesën e mijëra njerëzve./tvklan.al