Monedha pa rënien më të madhe pas shkarkimit të kreut të Bankës Qendrore

Monedha e Turqisë ka rënë deri në 14% pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan shkarkoi kreun e Bankës Qendrore të vendit.

Naci Agbal ishte vlerësuar si një forcë kryesore në tërheqjen e lires nga nivelet e ulëta historike. Erdogan e zëvendësoi atë në një lëvizje të befasishme gjatë fundjavës, emërimi i tretë në më pak se dy vjet.

Në vend të Agbalit, Erdogan emëroi ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet.

Agbal, i emëruar në Nëntor, rriti normat e interesit për të luftuar një normë inflacioni që shkon mbi 15%. Shkarkimi i tij ka tronditur investitorët vendas dhe të huaj që kishin vlerësuar politikën e fundit monetare të Bankës Qendrore të Turqisë. 

Pasojat nga shkarkimi goditën aksionet në bursën e Stambollit dhe ngritën shqetësime në lidhje me ndikimin e kostove të huazimit të Turqisë.

Lira ishte monedha me performancën më të mirë të tregut në zhvillim e 2021, pasi ishte rikuperuar gati një e pesta nga një ulje ndaj dollarit amerikan. Investitorët kanë bërë thirrje për politikë më të rreptë monetare në Turqi për të zbutur normën e saj të lartë të inflacionit, ndërsa çmimet rriten me shpejtësi në vend.

Tani ka shqetësime se vendimi i zotit Erdogan për të instaluar Sahap Kavcioglu në këtë rol mund të gërryejë fitimet e bëra gjatë mandatit të shkurtër të Agbal.

Klan News