“Reporterët pa Kufij”, kanë publikuar ditën e sotme raportin për lirinë e mediave, në të gjithë botën për vitin 2016.

Në analizën e përvitshme të kësaj organizate ku përfshihen 180 vende, Shqipëria vijon qëndrojë në vendin e 82-të (i njëjti pozicion me vitin 2015), ndërmjet Qipros dhe Sierra Leones.

Vendi ynë lë pas në renditje vendet të tjera të rajonit si Maqedonia, e cila ndodhet në vendin e 118, Malin e Zi, në vendin e 106 dhe Greqinë në vendin e 89-të.

Në vend të parë renditet Finlanda, ndërsa në listën e 10 vendeve të para, qëndrojnë dhe vendet të tjera nordike si Norvegjia dhe Danimarka.  E fundit renditet Eritrea.

Indeksi i lirisë së mediave në botë vlerësohet në bazë të këtyre kritereve: pluralizmi, pavarësia e medias, vetë-censura e mjedisit mediatik, mjedisit legjislativ, transparenca, infrastruktura dhe abuzimi./tvklan.al