Dalin në mbrojtje të Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit

Mijëra qytetarë u mblodhën përpara sheshit kryesor të Prishtinës duke iu përgjigjur thirrjes “Marshimi Për Drejtësi” në mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marshi i Drejtësisë po mbahet një ditë para nisjes së gjykimit kundër katër komandantëve të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale e Hagës. Në këtë tubim kanë folur shumë politikanë dhe qytetarë.

Edhe kryeministri Edi Rama postoi foto nga ky marshim, duke treguar një mbështetje të qartë pro kauzës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe ish-udhëheqësve të UÇK-së

Tv Klan