Vendimi për lirimin e Gert Gjinararit akuzuar për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano në vitin 1997 është dhënë në kundërshtim me ligjin. Këtë e konfirmoi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila bëri të ditur se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Drejtësisë për nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin.

Gjonaj bëri të ditur se drejtori i burgut të Drenovës dhe dy vartës së tij janë kallëzuar në prokurori për këtë rast. Deri në zbardhjen e ngjarjes këta zyrtare janë të pezulluar nga detyra.

Gert Gjinarari i lirua nga qelia në 14 Shkurt pas një vendimi të Gjykatës së Korçës, e cila e liroi me kusht. Ne vendimin e gjyqtarit Markelian Kuqo  se kjo kategori të dënuarish, përfitojnë liri me kusht, pasi kanë vuajtur jo më pak se 25 vite burg dhe për arsye të jashtëzakonshme. Në vendimin e gjykatës thuhet se ai, është plotësisht i rehabilituar gjatë qëndrimit në burgun e Drenovës, ka pasur sjellje të mirë në burg dhe ka normalizuar marrëdhëniet me të afërmit e viktimës, Naim Zyberi.

Tv Klan