Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Zani Caushi drejt lirisë. Sot prokurori i çështjes dhe Myrteza Caushit dhe shokëve të tij, Xhevat Hana, në pretencën e organit të akuzës kërkoi masat e dënimit për Zanin dhe të tjerët. Prokurori Hana në fund të procesit hetimor dhe të seancave gjyqësore, duke u nisur nga faktet përfundimtare dhe dëshmitë e dëshmimtarëve kërkoi heqjen e disa prej akuzave të adresuara Zanit dhe të akuzuarve të tjerë.

Akuzat si vrasje, vjedhje, grabitje plagosje, ushtrim dhunë dhe përdhunime, pushuan së ekzistuari pasi sipas prokurorit nuk u provuan dhe rezultuan të pa vërteta. Prokurori Hana theksoi dhe rënien e akuzës kryesore ndaj Zanit atë të krijimit të grupeve të armatosura. Sipas prokurorit Hana Zani nuk ka krijuar asnjë grup terroristi. Si përfundim në pretencën e tij peokurori Hana deklaroi:

Prokuroi Xhevat Hana:- “Deklarohet fajtor i pandehuri Myrteza Caushi për veprën penale e armbajtjes pa leje e në bazë të ligjit 278 të kodit penal dënohet me kohën e paraburgimit. Deklarohet fajtor i pandehuri Afrim Rami, për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit e në bazë të kodit penal denohet me kohën e paraburgimit. Deklarohet fajtori i pandehuri Kastriot Goduqi, Edmond Dule, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe në bazë të kodit penal dënohet me kohën e paraburgimit”.

Përveç dënimit me paraburgim të Zanit dhe pjesës më të madhe të të akuzuarve të tjerë, prokurori Hana kërkoi masa më të ashpra për 5 të tjerët të cilët mbetën në burg. Pëllumb Bajrami, Skerdian Bajrami, Dorian Saliu, Leonard Idrizi, dënohen nga 3 në 20 vjet burg për krime si vrasje grabitje rrëmbim personi dhe vjedhje.

Me kërkesën përfundimtare të prokurorit Hana, Myrteza Caushi i njohur ndryshe Zani shkon drejt lirisë. Megjithatë përfundimisht fati i tij dhe i të akuzuarve të tjerë do të vendoset me vendimin e gjykaës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj