Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 10 nga 14 protestuesit e arrestuar për akte dhune në protestën e fundit të opozitës përballë parlamentit. Togat e zeza caktuan masën e  “arrestit me burg” për Gazmir Bekshiun, Aldi Spahon, Ermir Brukën dhe Pal Daian.

Ndërsa masa “detyrim paraqitje” është dhënë për 10 persona të tjerë që morën pjesë në protestën e së shtunës.  Këta persona u ndaluan nga policia pas protestës së 16 Marsit, e cila u zhvendos nga Kryeministria te Parlamenti, ku pati përplasje edhe mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Tv Klan