Policia thotë se pas ceremonisë mortore të Kostandinos Kacifas po ndjek penalisht dy shtetas për nxitje të urrejtjes, ndërsa 12 të tjerë janë shoqëruar në policinë e Gjirokastrës.

Sipas policisë, personat e ndaluar janë elemente që kanë shpërdorur situatën për qëllime propagandistike dhe ekstremiste.

Më herët në pikën kufitare të Kakavijës u ndaluan 44 shtetas greke, pasi kishte të dhëna se ata do të krijonin probleme në Bularat. Burime të policisë thanë se janë ndaluar dy persona Babis Karathanos dhe Anestis Kacis.

Tv Klan