Dëshmitari: Motorin që shpërtheu ma kërkoi Boran Berçana

Lirohen nga qelia, 3 të arrestuarit për atentatin ndaj Lulzim Kullës më 13 janar 2018 në Shkodër. Ngjarja që tronditi qytetin në atë kohë, i ngjante një akti terrorist pasi rreth 500 gram tritol shpërthyen pranë makinës së Kullës, në mes të një tregu në qytet duke lënë të plagosur edhe 9 persona të tjerë.

Por gjykata ka vendosë të lërë në masë detyrim paraqitje Serxho Tetën dhe Argel Lulajn, ndërsa për Endri Copjan u dha masa arrest shtëpie.

Sipas hetimeve Serxho Teta dhe Argel Lulaj nuk ka qenë në Shkodër kohën kur ndodhi atentati. Ndërkohë Endri Çopja është ai që i dha motorin ku ishte montuar eksplozivi një personi me emrin “Toni”. Sipas dëshmisë, ky person ka qenë Boran Berçana dhe Endri Çopja e ka identifikuar kur ish-polici u vra me bashkëjetuesen e tij.

Endri Çopja ka deklaruar se motorin nuk e ka sjellë në Shkodër me qëllim për të bërë vrasje dhe se nuk e ka ditur se mund të bëhej ndonjë atentat.

Tashmë hetimet për atentatin ndaj Lulzim Kullës janë kthyer në pikën “zero”. Kjo ngjarje besohet se solli një sërë vrasjes të tjera në qytetin verior, ku sipas policisë bëhet fjalë për hakmarrje mes dy grupeve kriminale.

Tv Klan