Nuk kishim asnjë mundësi tjetër punësimi dhe u detyruam të punojmë në magazinës e drogës. Kështu janë shprehur të 11 nga 22 personat e arrestuar në Rrëshen, ku u sekuestruan më shumë se 4.2 ton kanabis.

9 prej tyre u liruan nga Gjykata e Lezhës, duke caktuar për ta masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa dy tjerë u lanë në burg. Punëtorët e punishtes së hashashit kanë sqaruar se i transportonte një furgon çdo ditë.

Më pas punonin nga 6 deri në 8 orë, në këmbim të 2 mijë lekëve të reja. Ata merreshin me pas me procesin e ndarjes se boçes nga bima dhe tharjen e saj më pas.

I gjithë procesi i tharjes dhe më pas paketimi ndiqej nga lazaratasi, Romeo Gaba, i cili ishte specialisti i kësaj pune. Prej muajsh ai jetonte në Rrëshen. Ditën e diel, 11 te ndaluarit e tjerë do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Policia dhe prokuroria ka zbardhur edhe rolet e të ndaluarve. Magazina administrohej nga Altin Ndoj dhe Vitor Sinomi, ndërsa misteri më i madhe për hetuesit është organizatori dhe pronari i punishtes së kanabisit.

Në kërkim është shpallur pronari i magazinës Kastriot Reçi, i cili mësohet se e kishte dhënë me qera ambientin.

Por policia nuk ka gjetur asnjë kontrate të tillë duke dyshuar se Reçi kishte dijeni për atë çfarë behej në pronën e tij. Për më tepër ai nuk është vënë në dispozicion të autoriteteve për të sqaruar pozicionin e tij në këtë histori./ TV KLAN