Pas 7 muajsh hetime, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk mundi të faktojë se Klaudio Hoxhalliu dhe Denis Brajoviq nuk janë pjesë e grupit “Bajri”, i cili u godit në Shtator të vitit të kaluar, duke arrestuar 11 persona.

Në 5 Mars, dosja për dy arrestuarit i kalon Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk janë gjetur prova që ata të kenë të përfshirë në grupin kriminal. Por sipas dosjes së Prokurorisë, Hoxhalliu, në mënyrë të vetëdijshme i ka krijuar kushte për strehim dhe lëvizje Safet Bajrit, i cili ka qenë person nën kërkim nga policia dhe pjesëtar i rëndësishëm i grupit. I njëjti argument është përdorur edhe për Denis Brajoviq.

Për të dy këta persona është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës dhe tashmë do të përballen me akuzat e përkrahjes së autorit të krimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pak kohë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi masën e sigurisë edhe për Armir Grimën, ish-trajnerin e kombëtares së femrave, edhe ai i ndaluar si pjesë e grupit. Ndërsa në qeli vazhdojnë të jenë 8 persona, të akuzat për disa vepra të rënda penale.

Tv Klan