Lirohen hapësira në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës, sekuestrohen 169 çadra dhe 338 shezlongë





Lirohen hapësira në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës, sekuestrohen 169 çadra dhe 338 shezlongë

09:34 04/08/2022

3 administratorë subjektesh në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës janë proceduar penalisht pasi zunë hapësirën publike, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave të zaptuara, policia tha se sekuestroi 169 çadra dhe 338 shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për sqytetarët me iniciale Sh. G., 45 vjeç; E. G., 30 vjeç, të dy banues në Fier dhe M. K., 29 vjeç, banues në Divjakë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Divjakë dhe Policinë Bashkiake Fier e Divjakë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 169 çadrat dhe 338 shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al













Të ngjashme