Lirohet drejtori i Radio Kontakt Alfons Zeneli dhe ish -drejtori i Agjensisë Telegrafike SHqiptare, Ilir Zhilla. Dy gazetarët ishin arrestuar nga një padi e Prokurorisë si bashkëpunëtorë në kryengritjen e 14 shtatorit. Në gjykatën e Tiranës u mbajt seanca për vlerësimin e ndalimit. Nën drejtimin e gjyqtarit të çeshtjes Ridvan Shkëmbi,mbajtën fjalën prokurori i çeshtjes si dhe avokatët mbrojtës. Prokurori Stiljan Bandilli paraqiti si provë ndaj akuzës bashkëpunimin në kryengritje të armatosur, mesazhin që Zeneli kishte dhënë në Televizionin Shqiptar ditën e trazirave e ndërsa për Ilir Zhillën ai tha se ka prova se ka qënë mes protestuesve. Avokati i Alfons Zenelit, Baftjar Rusi e hodhi poshtë akuzën duke deklaruar se klienti e tij nuk ka dhunuar institucionet ndërsa avokati i Zhillës deklaroi se akuza nuk mund të mbështetet tek asnjë ligj nëse provat e paraqitura nga prokurori nuk janë të plota. Gjyqtari Shkëmbi në vendimin e tij përfundimtar vendosi masën e paraqitjes të së dyve pranë Policisë Gjyqësore dhe pranë Prokurorisë duke i lënë të lirë.

Pamje nga gjyqi i gazetarit Alfons Zeneli, pamje Ilir Zhilla në gjyq. Pamje Gjykata Tiranë, gjyqtari Ridvan Shkëmbi./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj