Gjykata shuan masën e arrestit me burg për Safet Bajrin

Gjykata e Shkodrës ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për disa anëtarë të grupit “Bajri”, të arrestuar 2 vite më parë. Togat e zeza kanë shuar masën e “arrestit me burg” për Safet Bajrin, i cilësuar si një nga krerët e këtij grupi. Sipas gjykatës, kanë përfunduar të gjitha afatet e paraburgimit ndaj këtyre personave dhe nuk mund të vazhdojnë të hetohen me masë e arrestit me burg.

Gjithsesi Bajri do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pasi është dënuar me 9 vite heqje lire në Belgjikë, për trafik droge dhe prostitucion. Po kështu janë liruar nga ambientet e paraburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni. Ndërsa gjykata ka zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Gjithashtu, për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi, Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, gjykata ka zëvendësuar masën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Mbi grupin “Bajri” në momentin e arrestimit në Shtator të vitit 2018 në kuadër të operacionit ‘Oaz’ u ngritën disa akuza të rënda, nga ajo e vrasjes dhe gjobëvënies, deri të punësimet e paligjshme përmes presionit në spitale dhe OSHEE, veprime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Hetimet u kryen fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por më pas u rrëzua akuza e grupit kriminal dhe dosja u transferua në Shkodër.

Tv Klan