Klosi: Mbyllen kontratat për stacionet e plazhit

Lirohen plazhet publike në Darëzezë të Fierit. Sipas ministrit Blendi Klosi, në këtë bregdet janë mbyllur të gjitha kontratat për stacionet e plazhit.

“Jemi sot me prefektin dhe nënkryetaren e bashkisë, kryetaren e qarkut për të promovuar këto 3 aspekte. E para sigurimin e hapësirave publike për qytetarët e zakonshëm të cilët duan të frekuentojnë këtë plazh, sigurinë e jetës dhe këtu bashkia e Fierit ka bërë një punë të shkëlqyer duke krijuar vetë të gjithë sistemin e ruajtjes së plazhit dhe kabinave për këtë sezon. Po ashtu kemi ardhur për të kontrolluar problematikat e një stacioni plazhi sa më efikas. Mund të themi që ky qark ka bërë tani një punë të shkëlqyer pasi  10 ditë më parë kur ne bëmë inspektimin, situata ishte pothuajse me 0 kontrata dhe sot jemi në përmbyllje të të gjitha kontratave përsa i përket stacioneve të plazhit.”

Sipas Klosit, hapja e By-Passit të Fierit ka bërë që plazhi i ri i Darëzezës të popullohet gjithmonë e më shumë nga pushues, duke i dhënë mundësi zhvillimit të hotelerisë dhe strukturave akomoduese.

Tv Klan